Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp duket se nuk ka shumë besim te skuadra e tij.
Trajneri i skuadrës në Anfield është duke kryer përgatitjet e tij të fundit para hapjes së Premierë Ligës këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
“Redsat” do të luajnë kundër Watfordit të shtunën pasdite dhe shumë tifozë shpresojnë për një sezon të shkëlqyer pas disa rezultateve të mrekullueshme të arritura në ndeshjet parasezonale. Megjithatë, Klopp ende beson që skuadra e tij nuk do të jetë favorit për titullin në ligë duke zgjedhur kështu Manchester Cityn e Pep Guardiolas.
“Favoriti sigurisht duhet të jetë Manchester City. Ata kanë luajtur një futboll të jashtëzakonshëm vitin e kaluar dhe kam pasur shumë pak probleme”, ka thënë Klopp.
Liverpooli dhe Manchester City do të përballen për herë të parë këtë sezon më 9 shtator në Anfield./arbresh.info
Rexhaj i quan mllef kundër VV’së dhe transfere futbolli larg...
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...