Premier League nuk ndalon as kur të tjerët pushojnë.
Edhe pse jemi afër festave të fundit futbolli anglez nuk ndalet dhe nesër fillojnë ndeshje e xhiros së 19-të, shkruan Arbresh.info.
Kundër kësaj është Jurgen Klopp i cili kërkon ndryshime në kalendarin e Premier League.
“Në dhjetë ditët e fundit, mbi dy orë stërvitje të vërteta! Duhen ndryshime, përndryshe nuk do e përballojmë dot më”, tha Klopp.
The Reds luajnë ndeshjen ndaj Burnley me fillim nga ora 18:30, e teta ndeshje në muajin dhjetor.
Ndërsa ndeshjen e nëntë për një muaj e luan në ditën e parë të vitit 2024, kundër Neëcastle në “Anfield”.
Kundër kalendarit edhe kapiteni Van Dijk.
“Realisht është sforcim i madh, mental, por sidomos fizik”, tha Van Dijk.
Kujtojmë që Arsenali prinë në tabelën e Premier League me 40 pikë, pas 18 ndeshjeve, ndërsa Liverpooli është i dyti me 39 pikë./Arbresh.info/
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein