Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde beson që largimi i Neymarit nga Katalonia nxiti klubin të rris klauzolën e blerjes së Lionel Messit.
Reprezentuesi brazilian ishte larguar nga klubi në Camp Nou në muajin gusht kur Paris Saint Germain pranoi të paguaj 222 milionë euro për shërbimet e tij, një shifër që do të thotë se Barcelona ishte e pafuqishme për të parandaluar marrëveshjen që të finalizohet, transmeton portali arbresh.info.

Pas shumë spekulimeve, marrëveshja e re Messit, që i siguron qëndrimin deri në vitin 2021, është prezantuar këtë të shtunë, me një klauzolë të blerjes prej 700 milionë euro, një rritje prej 300 milionë në krahasim me atë që ka pasur sulmuesi.
“Nuk jam një ekspert i klauzolave, gjatë kohës ju e dini nëse ato janë të larta apo jo, por nëse e shikojmë atë që ndodhi me Neymarin, mendoj se gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë Valverde.
“Njerëzit ka thënë se askush nuk do të ishte në gjendje të paguaj shumën që ata paguan”
Messi shpreson të inspirojë Barcelonën kundër rivalit për titull, Valencias, në Mestalla të dielën./arbresh.info/
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...