Drejtues të FSHF-së dhe Edy Reja kanë pasur një takim ditën e martë, ku kanë biseduar në lidhje me kontratën e re, ku nga të dy palët ka pëlqim për të arritur marrëveshje dhe sa i përket termave financiarë nuk ka asnjë kleçkë pasi janë pajtuar të dyja palët.
Drejtues të FSHF-së i kanë ofruar përzgjedhësit kontratë katërvjeçare, por trajneri ka kërkuar kontratë dyvjeçare duke parë moshën që ai ka.

Italiani ka theksuar se një kontratë katërvjeçare është një risk i madh për t’ia ofruar një 74-vjeçari, bëjnë me dije burime të Top Channel.
Nëse do të ketë marrëveshje, Reja do të përfitojë 300 mijë euro në vit, teksa momentalisht FSHF paguan dy trajnerë, edhe Christian Panuccin, i cili ka marrë edhe ai 25 mijë euro në muaj.
Që në momentin që është angazhuar Reja, federata ka paguar 50 mijë euro në muaj për trajnerët. Kontrata e trajnerëve përfundon ditën e mërkurë.
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...
250-vjetori i SHBA-së: Trump paralajmëron tubimin më të madh...
Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta për pagën e papa...
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...