Bayern Munich luan nesër ndeshjen e kthimit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Interit.
Takimi luhet nesër në “Giuseppe Meazza” të Interit, me rezultatin që është 2-1 në të mirë të “Nerazzurrëve”, shkruan Arbresh.info.
Para ndeshjes në konferencë për media ka dal super ylli i Bayernit, Joshua Kimmich.
Ai ka folur për dy ndeshjet e fundit të bavarezëve ku skuadra e tij nuk ka shijuar fitore as ndaj Interit po ashtu ndaj Dortmundit në fundjavë.
Sipas tij fajtor kryesor është sulmi i skuadrës i cili nuk po shfrytëzon rastet që po u krijohen atyre.
“Më mërzit dhe më bezdis fakti që në fushën e lojës kemi qenë skuadra më e mirë, por kjo gjë nuk është reflektuar në rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Ne duhet që të besojmë dhe të jemi më të zotët dhe të saktë përpara portës kundërshtare”.
“Në rast se do të shfrytëzojmë rastet, sigurisht që mund ta përmbysim ndeshjen dhe të kualifikohemi. Në rast se vazhdojmë që të shpërdorojmë mundësitë, nuk kalojmë në gjysmëfinale”, tha Kimmich.
Ai më tutje theksoi një strategji që duhen ta ndjekin ndaj Interit.
“Duhet të jemi më kreativë dhe t’i bëjmë mbrojtësit e tyre që të lëvizin më shumë dhe të krijojmë hapësirat për sulmuesit. Kjo është strategjia që duhet të ndjekim”, ka thënë mesfushori gjerman.
Bayerni në këtë sfidë me Interin hyn në fushë pa disa lojtarë kryesorë si Neuer, Musiala, Davies, Upamecano për shkak të lëndimeve./Arbresh.info
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...
Falsifikim parash dhe narkotikë, disa të ndaluar në Ferizaj ...
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...