Khabib Nurmagomedov ka lënë të kuptohet se do të rikthehet në UFC, pasi e postoi një fotografi me ish-shefin e kësaj kompanie dhe i dërgoi mesazh presidentit aktual, Dana White.
Megjithëse e njoftoi pensionimin pasi e mundi Justin Gaethje në tetor, Khabib mbetet kampion i UFC-së në peshat e lehta, me 29 fitore dhe asnjë humbje në karrierë.
White ka kohë që punon zellshëm për ta bindur luftëtarin nga Dagestani të kthehet në kafaz, por deri tani ka qenë i pasuksesshëm.
Megjithatë, presidenti i UFC-së ka refuzuar të heqë dorë nga përpjekjet e tij për ta bindur atë dhe mesazhi i fundit i Khabib do ta nxisë atë edhe më shumë.
32-vjeçari e postoi një fotografi me ish-shefin e UFC-së Lorenzo Fertitta dhe shkroi: “Sa mirë që të pashë Lorenzo. Dana White ma dërgo lokacionin”.
Mesazhi i Khabib është kuptuar si gatishmëri e tij për t’u kthyer në kafaz, vetëm disa muaj pasi u pensionua./Gazeta Express/

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj