Khabib Nurmagomedov ka ndërprerë për një kohë të shkurtër stërvitjet për të shikuar skuadrën e Paris Saint Germain gjatë fitores 2 me 1 kundër Liverpoolit në UEFA Ligë të Kampionëve mbrëmjen e së mërkurës.
Pas ndeshjes, luftëtari në UFC shpërndau një foto me portierin e PSG-së, Gianluigi Buffonin, duke e quajtur italianin “legjendar”, transmeton portali arbresh.info.
Khabib ishte njëri nga disa yjet e mbledhur në Parc des Princes, ndërkohë që Mick Jagger dhe Leonardo Di Caprio janë parë gjithashtu të pranishëm.
Ata kanë parë golat nga Juan Bernat dhe Neymarit që i siguruan tri pikë mjaftë të rëndësishme atyre derisa vazhdojnë të jenë në kërkim të kualifikimit në fazën tjetër të UEFA Ligës së Kampionëve.
Napoli aktualisht është në krye të tabelës në Grupin C me nëntë pikë, ndërsa PSG e dyta me tetë pikë dhe në vend të tretë Liverpooli me gjashtë pikë./arbresh.info/
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...