Kampionia e Kosovës, skuadra e Prishtinës do të luajë ndeshjen e dytë kthyese kundër Connah’s Quay Nomads, në kuadër të Ligës së Konferencës. Në ndeshjen e parë, Prishtina ka regjistruar fitore bindëse me rezultat, 4:1 në kryeqytet.
Ky rezultat e favorizon skuadrën nga Kosova për t’u kualifikuar në rundin e tretë, ku do të luajë me fituesin e duelit ndërmjet Valur (Islandë) dhe Bodo/Glimt (Norvegji).
Skuadra në krye me Zekrija Ramadanin tashmë ka marrë rrugën drejt Uellsit për ndeshjen që do të zhvillohet gjatë ditës së enjte (29 korrik). Eskpedita e Prishtinës, në mbrëmje do të zhvillojë vetëm një stërvitje para se të përballet me skuadrën uellsiane.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...