Kevin de Bruyne është një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim dhe padyshim lojtari më i rëndësishëm i Manchester City.
Një lajm interesant bëhet i ditur nga mediat vendase belge, ku mesfushori 30-vjeçar ka marrë licencën UEFA A.
Kjo licencë të lejon të drejtosh ekipet e moshave apo të jesh një ndihmës në ekipe profesionale të mëdha. De Bruyne ka menduar që tani për këtë rol, pasi ndoshta në momentin kur do të largohet nga futbolli i luajtur në fushë, ai do të trajnohet për të marrë edhe licencën e UEFA PRO, e cila të lejon të drejtosh cilin ekip që do të të jepet mundësia, pra një ekip profesional.
Nuk ishte vetëm mesfushori i City ai që mori këtë leje, por gjithashtu edhe bashkëkombësit e tij Alex Witsel, Tielemans, Mertens, Vertonghen dhe Trossard. /arbresh.info/
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...