Finalja e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid do të mund të shihet falas në YouTube.
BT Sport ka rënë dakord të transmetojë falas finalen e madhe europiane kur të besuarit e Jurgen Klopp do të përballen me ata të Zinedine Zidane në Kiev më 26 maj.
Finalja mes Atletico Madrid dhe Marseille e cila luhet ditën e mërkurë gjithashtu do të transmetohet falas.
BT Sport ka tërhequr më shumë se 6.5 milionë shikues në të gjitha platformat gjatë finales së kaluar ndaj Real dhe Juventus dhe ky numër pritet të jetë më i lartë pas dhjetë ditësh, duke parë përfshirjen e skuadrës angleze.
Transmetuesi thotë se shifrat e shikueshmërisë së Champions League janë rritur me 47%. Ashtu si në YouTube, finalja do të transmetohet në faqen e internetit të BT dhe në aplikacionin për celularë.
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira