Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për masat dhe kontrollet që do të bëhen në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari, shkruan arbresh.info.
Përmes një njoftimi për media, FFK-ja ka bërë të ditur se asnjë person, përfshirë edhe fëmijët, nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.
Sipas njoftimit të FFK-së, dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari, e cila zhvillohet nesër (të hënën, më 25 mars në orën 20:45), do të hapen në orën 18:00.
“Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli, prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat. Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Këto janë rregullat që ka publikuar FFK-ja, për të gjitha ata që donë ta shikojnë këtë ndeshje.
Rregullat:
– Mjetet piroteknike
– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë
– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike
– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.
– Ombrella
– Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë
– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palodhshme) etj.
– Kamera profesionale dhe video kamera
– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele
– Materialet promovuese ose komerciale
– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar
LDK nuk e votoi Rezolutën për gjyqin e Hagës, kërkoi përfshi...
Kuvendi miraton përbërjen e 16 komisioneve parlamentare
Kjo është ‘Rezoluta e Hagës’ e miratuar nga Kuvendi i Kosovë...
Sigurohen pagat e marsit/ Kuvendi miraton zgjatjen buxhetore
Bedri Hamza: Dy kuvende, një qëndrim – në mbrojtje të çlirim...
“Korridori i 8” përfshihet zyrtarisht në infrastrukturën e s...