Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror.
Ylli kosovar nuk ka pasur shumë hapësira këtë edicion me The Reds, por edhe ka vuajtur nga lëndimet.
Por duket se trajneri Jurgen Klopp nuk llogarit në të pas janarit dhe Liverpool e ka nxjerrë në shitje kosovarin.
Mediat angleze kanë raportuar se The Reds synojnë të përfitojnë mbi 15 milionë euro nga shitja e Shaqirit, raporton telegrafi.

29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje, dy në Ligën e Kampionëve, dy në Ligën Premier dhe një tjetër në kuadër të Kupës së Anglisë, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim.
Tanimë në Angli kanë filluar të qarkullojnë emrat e skuadrave të mëdha evropiane që janë vënë pas Shaqirit.
Fulham dhe Newcastle United janë dy ekipet angleze që duan ta mbajnë Shaqirin në Ligën Premier.

Teksa Galatasaray, Sevilla dhe Borussia Dortmund janë tri ekipet tjera që kanë shprehur interesim për gjilanasin.
Shaqiri ka disa opsione mjaftë interesante para vetës, por i sigurt është vetëm largimi i tij nga Anfield, por jo edhe klubi i ardhshëm. /Arbresh.info/
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26
Putini thotë se “i hodhi një sy” letrës së Zelenskyt, por nu...
Rama në Zvërnec: Çështjet e pronës i vendos gjykata, jo qeve...
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...