Federata e Volejbollit të Kosovës ka njoftuar se më 8 dhe 9 dhjetor në Ferizaj te Pallati i Sporteve “Bill Clinton” do të mbahen garat për Kupën e Federatës ’18.
Në këtë garë marrin pjesë katër ekipet e para të sezonit vjeshtor 2018, shkruan portali arbresh.info.
Në konkurrencën e femrave për këtë trofe do të luftojnë: Kastrioti, Skenderaj, Drita dhe M Technologie, ndërsa në konkurrencën e meshkujve: Prishtina Volley, Luboteni, Theranda dhe Drenica.
FVK ka publikuar gjithashtu edhe çiftet dhe oraret e ndeshjeve gjysmëfinale.
Vlen të përmendet se të gjitha ndeshjet luhen në Ferizaj./arbresh.info/
08 dhjetor 2018
Meshkujt
Ora 14:00 PRISHTINA VOLLEY – DRENICA
Ora 16:00 LUBOTENI – THERANDA
Femrat
Ora, 18:00 KASTRIOTI – M TECHNOLOGIE
Ora, 20:00 SKENDERAJ – DRITA
09 Dhjetor 2018
Ora, 15:00 Finalja e meshkujve
Ora, 17:00 Finalja e femrave
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK