Zhvillohet aktiviteti për themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Mjedisit Fitore Pacolli dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Me këtë rast, kryeministri Kurti theksoi se ajri i pastër është kusht themelor për zhvillim të qëndrueshëm, duke shtuar se pa një mjedis të shëndetshëm nuk mund të ketë ekonomi të fortë dhe mirëqenie të qëndrueshme. Ai shprehu mbështetjen për themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës dhe vlerësoi angazhimin e ministres Pacolli në këtë drejtim.
“Shteti forcohet kur ligji zbatohet. Sot po ndërtojmë në bashkëpunim me institucionet dhe qytetarët”, tha Kurti.
Ndërkaq, ministrja Pacolli u shpreh se Garda për Mbrojtjen e Natyrës është një instrument konkret i politikave mjedisore, që synon forcimin e bashkëpunimit institucional dhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar.
Ajo theksoi se kjo gardë përfaqëson një model të ri bashkëpunimi dhe do të kontribuojë në mbrojtjen e burimeve natyrore, përmirësimin e kushteve mjedisore dhe avancimin e edukimit qytetar.
Sipas saj, vendimi për themelimin e Gardës është marrë së fundmi, ndërsa menjëherë pas kësaj është nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërinstitucional, i cili synon koordinim më të madh në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e mjedisit.
Pacolli shtoi se mbrojtja e natyrës nuk është më një opsion, por një prioritet shtetëror dhe përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe qytetarëve./Arbresh.info/
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...
“Nënë vrava tre veta, i kam duart të lyera me gjak”/ Detajet...