Gjatë këtij vikendi luhet xhiroja e dytë në Superligën e Kosovës në Basketboll, spikat derbi mes dy rivalëve të përjetshëm Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Java e dytë do të nisë me ndeshjen Bashkimi-Vëllaznimi e cila luhen në palestrën “Sezai Surroi”, në Prizren me fillim nga ora 17:00, shkruan Arbresh.info.

“Arpagjikt” e nisin mirë kampionatin duke shënuar fitore në javën e parë ndaj Golden Eagle Yllit në Suharekë ndërsa gjakovarët humbën thellë nga kampioni Peja.
Sfida tjetër e së shtunës është ajo mes Trepçës dhe Prishtinës dy rival të vjetër që përballen në palrstrën “Minatori”, të shtunën mbrëma me fillim nga ora 19:00.
Të dy skuadrat në xhiron e parë kanë shënuar fitore Trepca ndaj Istogut, kurse Prishtina ndaj Proton Cable Prizrenit.
Java e dytë vazhdon të dielën ku sytë do të jenë nga përballja mes Proton Cable Prizrenit dhe Pejës.
Kampionët në fuqi udhëtojnë drejt Prizrenit për të vazhduar serinë e fitoreve ndërsa prizrenasit kërkojnë fitoren e parë këtë edicion.
Kjo sfidë fillon nga ora 17:00 dhe luhet në palestrën sportive “Sezai Surroi”, në Prizren.
Ndeshja e fundit zhvillohet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, aty ku Golden Eagle Ylli do të jetë nikoqir i skuadrës më të re në elitën e basketbollit kosovar Istogut./Arbresh.info/
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...