Albi Mall Superliga vazhdon në këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së gjashtë.
Malisheva – Dukagjini dhe Drenica – Trepça ’89, janë dy ndeshjet e para që zhvillohet ditën e shtunë, ku në Malishevë drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Mervan Bejtullahu, ndërsa takimi në “Bajram Aliu” do të referohet nga Ilir Mehmeti.
Super derbi mes Ballkanit dhe Dritës do të zhvillohet të dielën nga ora 15:00 me takimin që do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Mentor Ajeti do ta gjykojë këtë ndeshje me ndihmësit Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova.
E, lideri aktual i Superligës, Gjilani, po ashtu të dielën pret Prishtinën ku gjyqtar do të jetë Visar Kastrati, ndërkohë në sfidën Ferizaj – Llapi, do të gjykojë Genc Nuza.

KEK: Njësia B1 rikthehet në operim, prodhimi i energjisë në ...
Alban Zogaj: LDK nuk është parti e rrjeteve sociale
Sorensen takoi komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpuni...
Ilir Ferati reagon për situatën në parti: LDK është më e mad...
Komuna e Suharekës hap afatin për aplikim për vlerësimin e d...
Orientimi antiperëndimor i Serbisë