LDK nuk është parti e rrjeteve sociale, por e institucioneve të saj.
Kështu ka deklaruar Alban Zogaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Më tutje Zogaj thotë se çdo përpjekje për ta imponuar largimin e kryetarit përmes presionit publik, fyerjeve apo fushatave të orkestruara është e rrezikshme për LDK-në dhe për demokracinë e saj të brendshme.
Postimi i plotë:
LDK nuk është parti e rrjeteve sociale, por e institucioneve të saj. Lumir Abdixhiku e ka ofruar dorëheqjen në mënyrën më korrekte dhe më demokratike, në Kuvendin e LDK-së, aty ku merren vendimet. Kjo është sjellje institucionale dhe e përgjegjshme.
Çdo përpjekje për ta imponuar largimin e kryetarit përmes presionit publik, fyerjeve apo fushatave të orkestruara është e rrezikshme për LDK-në dhe për demokracinë e saj të brendshme.
LDK ka nevojë për reflektim, analizë dhe unitet, jo për linçim dhe përçarje. Vendimet i merr Kuvendi i LDK-së. Ashtu siç duhet në një parti serioze. #LDK
Drita rikthehet në krye të tabelës, garë e ashpër për Evropë...
31-vjeçarja nga Kosova gjendet e pajetë në rrethana misterio...
Kush do ta fitonte Big Brother-in mes Selin dhe Gjestit? ...
Fisnik Asllani: Brutalisht vështirë ndaj Sllovakisë, por kua...
“Irani rrezikon gjithë botën”, Netanyahu u bën t...
Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit