Arrestimi i Nicolás Maduro, në Serbi vazhdon të shfrytëzohet si pjesë e një narrative të përgjithshme anti-perëndimore.
Para ambasadës së Venecuelës në Beograd mbrëmë u mbajt një tubim mbështetës, i organizuar nga organizata komuniste, ku u dënuan veprimet e administratës Trump dhe u dërguan porosi kundër, siç e quajtën ata “imperializmit amerikan”.
Ky tubim shihet si vazhdim i diskursit dominues në institucionet dhe mediat proqeveritare, ku rasti i Madurros përdoret për të arsyetuar autoritarizmin e brendshëm dhe politikën e jashtme të balancimit.
Nga njohës të fushës, reagime të llojit të këtillë, konfirmojnë orientimin afatgjatë anti-perëndimor të Beogradit zyrtar.
“Qytetarët e Serbisë janë për dekada të tëra të ekspozuar ndaj një propagande të fortë anti-perëndimore. Në këtë kontekst, mbështetja për Madurron nuk më habit aspak, është një model i pranishëm prej dekadash, nga Sadam Huseini dhe Gadafi, deri te Putini”, ka thënë Zoran Vuletiq nga Forumi Demokratik Qytetar.
Ndonëse Beogradi zyrtar, arrestimin e Maduros nga Shtetet e Bashkuara e cilësoi si veprim politikisht të motivuar dhe shembull të “sundimit të forcës”, mediat proqeveritare serbe, përmes porpagandës të përkrahur nga Vuciqi, e paraqitën atë si viktimë të Perëndimit, duke e interpretuar ngjarjen si provë të standardeve të dyfishta.
Sipas Zoran Vuletiqit, pos që sjell mjegull në publik, kjo narativë, konfirmon mospërputhjen e vlerave midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian.
“Serbia vazhdimisht tregon papajtueshmëri të thellë me Perëndimin. Nëse kjo qasje vazhdon, rruga jonë drejt Bashkimit Evropian do të mbetet e gjatë dhe e pasigurt “pothuajse e përhershme”, tha Vulletiq.
Serbia është harmonizuar pjesërisht me sanksionet e BE-së ndaj Venezuelës, por kurrë nuk e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e Madurros. Pavarësisht se mbështeti deklaratën e BE-së që
konteston procesin zgjedhor të korrikut 2024, kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, mori pjesë në inaugurimin e Madurros në janar të vitit të kaluar.
Ndërkohë presidenti, Aleksandar Vuciq, e quajti Maduron një “mik të madh të Serbisë”, duke nënvizuar se në vend të përparimeve të mëdha të pritura nga administrata e Trumpit, kanë ardhur vendime që nuk janë në interes të Serbisë./rtk
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...