Lojtarët e Anglisë e kanë shfrytëzuar qendrën stërvitore të Southamptonit për t’u përgatitur për ndeshjen e nesërme kualifikuese Euro 2020 kundër Kosovës.
Skuadra e Gareth Southgate do të jetë nikoqire e Kombëtares dardane në St Mary’s Stadium nesër në orën 20:45, në duelin e dy ekipeve të pamposhtura.
Skuadra angleze e ka përdorur pishinën e brendshme në qendrën stërvitore të Southamptonit për t’u përgatitur për këtë ndeshje.
Yjet angleze kanë pozuar para kamerës duke u shfaqur të relaksuar para ndeshjes me “Dardanët”.
Dueli i nesërmen do të jetë mes lideres dhe të pamposhturës në grup, Anglisë, si dhe të dytës dhe kombëtares me ecurinë më të përkryer momentalisht në Evropë, 15 ndeshje pa humbje, Kosovës./Gazeta Express/





Gazeta Express
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...