A do të largohet Philippe Coutinho nga Liverpooli për transferim te Barcelona këtë verë?
Coutinho, i cili ende nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Liverpoolit këtë sezon, është tani me skuadrën kombëtare të Brazilit para ndeshjeve kualifikuesve në Kampionatin Botëror 2018, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë kohës së tij në Brazil, Coutinho është rrethuar nga lojtarët që gjithashtu kanë arritur marrëveshje këtë verë për transferim te gjiganti katalunas.

Këtu kemi mesfushorin Paulinho, i cili së fundmi iu bashkua Barcelonës. Ai u rikthye në Evropë pas një kohe të shpenzuar te Super Liga e Kinës. Këtu gjendet gjithashtu edhe Neymari, i cili iu largua Barcelonës për transferim te Paris Saint Germaini. Ai theu rekord botëror me kalimin e tij për 222 milionë euro te PSG-ja.
Bazuar në gazetën braziliani ‘Estadao’, Neymari tashmë ka folur me Coutinhon rreth mundësisë për transferim te Barcelonës pas bashkimit te skuadra në Brazil.
Edhe pse mund të duket befasuese për shumë tifozë, raporti nga gazeta e lartpërmendur pretendon që Neymari i ka thënë Coutinhos se duhet të jetë i lumtur me qëndrimin në Liverpool.
Sot (e martë), Liverpooli zyrtarisht ka konfirmuar se ka nënshkruar me Naby Keitan nga RB Leipzigu./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...