Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi, është ndalur të flasë për situatën e rëndë që po kalon Interi.
60 vjeçari që në karrierën e tij si futbollist ka veshur fanellën zikaltër, i ftuar në edicion ‘La Demenica Sportiva’, u ka bërë thirrje drejtuesve të Interit që të bazojnë zgjedhjet e tyre te cilësia njerëzore, dhe jo detyrimisht vetëm te cilësia e tyre teknike.
“Pas periudhës së Jose Mourinhos, Interi nuk ka pasur ndonjë paraqitje për t’u vlerësuar. Asnjëri prej trajnerëve të ardhur nuk ka pasur ndonjë ndikim”, ka deklaruar De Biasi, përcjell lajmi.net

Gianni de Biasi në fanellën e Interit
“Problemi nuk është në aspektin teknik, por të bashkosh lojtarë nga vende të ndryshme dhe t’i bësh të përjetojnë frymën e skuadrës në një mënyrë tjetër, duhet rikrijuar grupi.
“Para se të blejnë lojtarët sipas nivelit teknik, duhet blerë njeriu. Nëse ke shumë njerëz në skuadër siguron rezultate edhe nëse nuk ke kampionë”, tha De Biasi.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim