Joao Felix u prezantua para disa ditësh te Barcelona duke përmbushur kështu ëndrrën e madhe për të luajtur me fanellën blaugrana.
Portugezi që kaloi në Katalonjë nga Atletico Madrid falë formulës së huazimit, sakrifikoi shumë edhe në aspektin financiar për të luajtur me ekipin e Xavi Hernandez duke ulur në mënyrë të konsiderueshme pagën sezonale.
Alternativat për Felix nuk mungonin dhe “Mundo Deportivo” zbulon se sulmuesi pati oferta nga Premier League.
Media katalanase pranë klubit të Barcelonës, shkruan se për Felix pati oferta nga Manchester United, Aston Villa dhe Liverpool.
Për më tepër “The Reds” ishin të gatshëm për një shkëmbim mes tij dhe Darwin Nunez. Por, në fund gjithçka shkoi sipas planeve të Felix i cili ishte i qartë për objektivin e tij dhe idenë për të luajtur vetëm me Barçën./ss
E marta me diell e vranësira, temperaturat deri në 30°C
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...