Milos Kerkez shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Liverpoolit.
Mbrojtësi i majtë dhe familja e tij janë parë në rrugën drejt Merseyside, ndërsa ditën e sotme pritet të përfundojë pjesa e parë e kontrollit mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Transferimi pritet të zyrtarizohet të martën, teksa siç raporton Fabrizio Romano, mbrojtësi hungarez së bashku me familjen kanë marrë rrugën drejt Liverpoolit.
?✈️ EXCL: Milos Kerkez and his family on the way to Merseyside! ??
The first exclusive picture of the left back as Liverpool player with transfer due to be signed and sealed on Tuesday.
Here we go, confirmed. ?✅ pic.twitter.com/0J7wTk3ea7
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 23, 2025
Kerkez do të nënshkruajë një kontratë që do ta mbajë në “Anfield” deri në vitin 2030.
Marrëveshja mes Liverpoolit dhe Bournemouthit, mund të shkojë deri në 47 milionë euro me përfshirjen e bonuseve.
21-vjeçari ka pasur një super sezon tek Bournemouth ku është paraqitur në të gjitha ndeshjet e Premier Leagues, dhe ka realizuar dy gola e dhuruar gjashtë asistime. Si dhe ka qenë një ndër shtyllat e mbrojtjes të këtij klubi.
Kjo është goditja e tretë e Liverpoolit këtë merkato pas transferimit të Jeremie Frimpongut dhe Florian Wirtzit nga Leverkuseni./Arbresh.info
Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se shtiu me armë ...
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së