Portieri i Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga ka thënë se ka menduar me plotë seriozitet rreth transferimit në Real Madrid gjatë merkatos së muajit janar.
23-vjeçari ishte afër që t’i bashkohej kampionit evropian para se të nënshkruante një kontratë të re shtatë vjeçare e gjysmë në San Mames me një klauzolë të blerjes prej 80 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Si një përfaqësues i Spanjës, Kepa ka arritur të bëjë 44 paraqitje që nga debutimi i tij në vitin 2016. Por, portieri i shumë vlerësuar ka thënë se oferta nga Madridi nuk ishte zgjedhja e duhur për të ardhmen e tij.
“Ishte një kohë shumë e reflektuar dhe vendimi ishte një që mund t’i kishte dhënë formë drejtimit të karrierës sime sportive”, ka thënë Kepa për shoun ‘El Larguero’.

“Në fund, pas këshillave nga familja dhe shokët e mi të afërt, vendosa që të qëndrojë. Jam i lumtur me atë që erdhi më pas dhe jam duke shikuar përpara për t’i shërbyer klubit për tetë vitet e ardhshme”
Vendimi i Kepas për të qëndruar numri një i Athleticut ishte bërë duke menduar Kampionatin Botëror në Rusi, ku ai pritet të jetë zgjedhja e tretë e Spanjës, prapa David de Geas dhe Pepe Reinas.
“Për të vazhduar që të ftohem për Rusi, unë duhet të luaj mirë për klubin tim”, shtoi Kepa.
Athletic është aktualisht në pozitën e 13-të në La Liga pas disfatës 2 me 0 të pësuar nga Barcelona të dielën./arbresh.info/
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...
Sulmet terroriste të Serbisë në Kosovë, Kurti: Vakuumi që lë...
Kryeministri Estonisë në konferencë me Ramën: E mbështesim i...
Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociata...
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...