Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga është hapur në lidhje me përplasjen e tij me ish-menaxherin Maurizio Sarri gjatë finales së Carabao Cup të vitit 2019.
Blutë humbën nga Manchester City në penallti pas një barazimi 0-0 në lojën e rregullt dhe në pjesën e dytë të kohës shtesë, Sarri u përpoq të zëvendësojë spanjollin, pasi dukej se kishte pësuar një dëmtim.
Megjithatë, Kepa rezistoi duke mos lëshuar fushën dhe u krijua një përplasje verbale me trajnerin Sarri.
“Nuk jam krenar për atë që ndodhi, kam jetuar përmes një stuhie atë fundjavë”, ka thënë fillimisht Kepa për Cadena SER.
“Kjo është një situatë që kurrë nuk e kam ndjerë. Ai mendoi se unë u lëndova, gjithçka shkoi më shpejt [sesa pritej] dhe ndodhi ashtu siç ndodhi”.
“Shpreha keqardhje për të gjithë dhe Sarri më shpjegoi se si ndjehej pas kësaj, por ne ishim në qendër të vëmendjes atë javë”.
“Brenda, gjithçka u zgjidh dhe mbaroi një ditë pas Carabao Cup”, përfundoi portieri spanjoll.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...