Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë blerë biletë për ndeshjen e Kosovës kundër Bullgarisë, që t’i shtypin ato në versionin bardhezi.
Kosova do ta presë Bullgarinë në stadiumin “Fadil Vokrri” nesër në kryeqytet, në ndeshjen e saj hapëse për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020, dhe tifozët janë lutur të jenë të kujdesshëm me biletat e blera online.
Rreth 12 mijë bileta për këtë ndeshje, e cila nis në orën 20:45, u nxorën në shitje online.
“Të gjithë qytetarët që kanë blerë bileta online për ndeshjen Kosovë – Bullgari, duhet që ta shtypin biletën në versionin bardhezi. Bileta e shtypur duhet të jetë e pastër dhe teksti dhe kodet duhet të jenë të lexueshme në mënyrë që poseduesi i biletës të mos ketë probleme gjatë hyrjes në stadium. Pra, çdo posedues i biletës duhet ta ketë parasysh që ajo të mos jetë e dëmtuar”, njofton FFK-ja.
Kosova merr pjesë për herë të parë në një fushatë kualifikuese për Kampionat Evropian, dhe ndodhet në Grupin A bashkë me Anglinë, Republikën e Çekisë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.
KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet...
I ashpër me bashkëpartiakët, Hamza: Nëse konstatohet vjedhja...
Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit
Reduktimet e rrymës, arsyeja se pse sot LDK mban konferencë ...
Moti sot: I vranët dhe vende-vende me shi, temperatura deri ...
Parashikimi i motit për të enjten