Një ndër futbollistët me në formë nga Kosova në Evropë është edhe Kemal Ademi, i cili po shkëlqen me skuadrën e Baselit në Zvicër.
Në ditët e fundit është raportuar në media se sulmuesi Ademi e ka refuzuar Kosovën me pretekstin se është duke e pritur një ftesë nga Përfaqësuesja e Zvicrës.
“Nuk është e vërtet se Kemal Ademi e ka refuzuar Kosovën. Edhe kryetari Agim Ademi edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv janë të angazhuar në këtë drejtim”.
“Çdo lojtar që ka kualitete dhe dëshirë do të ftohet nga Kosova”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu për emisionin Imazh në Radio Televizionin e Kosovës.
Ademi është 23-vjeçar, ndëra me Baselin në këtë edicionin i ka realizuar pesë gola.
Kosova të enjten luan ndaj Gjibraltarit, ndërsa pas katër ditëve me Malin e Zi.
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE