Klubi me i trofshëm i basketbollit në Kosovë, Z Mobile Prishtina, sonte nga ora 18:00 do të luaj ndeshjen kundër kampionit Ukrainas Cherkaski Mavpy, në kuader të Fiba Europe Cup.
KB Prishtina që tashmë në këtë garë regjistron 2 fitore dhe 1 humbje, ka mundësinë që sonte ta shkruaj Historinë në këtë garë, pasi që një fitore eventuale do ta kualifikonte tutje klubin nga kryeqyteti.
Kjo do te ishte hera e parë që një klub nga trojet shqiptare do të kualifikohej në mesin e 16 ekipeve më të mira në këtë garë Evropiane, ku luajnë shumë kampionë të shteteve Evropiane.
Z Mobile Prishtina sonte nga ora 18:00 do të luaj kundër Cherkaski Mavpy dhe mbetet të shihet nëse kryeqyteti do ta festojë sonte kalimin e grupeve, apo kjo do të mbetet në dy ndeshjet e ardhshme pasi që mundesitë për të kaluar grupin janë shumë të medha.
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...