KB Prishtina është eliminuar nga kompeticioni madhështor FIBA Kupa e Evropës.
Gjërat nuk shkuan sipas planit për skuadrën nga kryeqyteti në takimin kthyes të zhvilluar në Itali kundër Pallacanestro Vareses, shkruan portali arbresh.info.
Pas takimit të përfunduar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve me një disavantazh prej vetëm tri pikëve, të gjithë shpresonin për rezultat pozitiv ndaj kampionit të njëmbëdhjetëfishtë të Italisë në përballjen e dytë mes tyre.
Mirëpo, KB Prishtina pësoi humbje me rezultat të thellë në takimin e zhvilluar si mysafirë mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
Ndeshja përfundoi me rezultat 100-84 në favor të kampionit të pesëfishtë të Evropës./arbresh.info/
Pjesa e parë:
Pallacanestro Varese 56:40 Z Mobile Prishtina
Rezultati përfundimtar:
Pallacanestro Varese 100-84 Z Mobile Prishtina
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga