Në përvjetorin e katërt të vdekjes së ish-presidentit të FFK-së dhe legjendës së futbollit Fadil Vokrri nesër do bëhen homazhe të varri i tij.
Ekipi i FFK-së bashkë me ekipin kombëtar dhe veteranët e futbollit nga ora 10:30 do të bëhen bashkë për të bërë homazhe dhe këtë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi nga Federata e Futbollit të Kosovës.
“Ju njoftojmë se nesër (më 9 qershor) në orën 10:30, drejtuesit e FFK-së, bashkë me ekipin kombëtar dhe veteranët e futbollit do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit të FFK-së dhe Legjendës, Fadil Vokrri në katërvjetorin e vdekjes së tij”, thuhet ne njoftim./arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...