Gara më prestigjioze e futbollit evropian i kthehet aksionit sonte, kur do të zhvillohen dy ndeshjet e para në kuadër të çerekfinaleve të këtij sezoni. Tetë klube janë ende në garë për ta fituar titullin këtë sezon.
Më 7 tetor të vitit 2004, Lionel Messi e bëri debutimin e tij në Ligën e Kampionëve për Barcelonën, në ndeshjen kundër Shkahtar Donetsk, transmeton Gazeta Express.
Që nga atëherë janë zhvilluar 15 edicione të Ligës së Kampionëve të UEFA-s. Të gjitha fituesit e këtyre edicioneve mund të ndahen në vetëm katër kategori të ndryshme:
Ekipi i Cristiano Ronaldo
Manchester United 2008/09, Real Madrid 2013/14, Real Madrid 2015/16, Real Madrid 2016/17, Real Madrid 2017/18
Ekipi i Lionel Messit
Barcelona 2005/06, Barcelona 2008/09, Barcelona 2010/11, Barcelona 2014/2015
Ekipet e drejtuara nga trajnerë që kanë triumfuar në të kaluarën në Ligën e Kampionëve
Liverpool 2004/05 (Rafa Benitez), Milan 2006/07 (Carlo Ancelotti), Inter 2009/2010 (Jose Mourinho), Bayern Munchen 2012-13 (Jup Heyneckes)
Ekip anglez që fillimisht u drejtua nga trajner portugez që kishte triumfuar së fundi në Europa League, por pas shkarkimit u zëvendësua nga një ish-lojtar që kishte shumë pak sukses si trajner në Premierligë
Chelsea 2011/12 (Andre Villas-Boas dhe Roberto di Matteo)
Tani që do të fillojnë çerekfinalet e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, ekipet e mëposhtme ndahen në këto kategori:
Ekipi i Cristiano Ronaldos – Juventus
Ekipi i Lionel Messit – Barcelona
Ekipi i drejtuar nga trajner ka triumfuar në Ligën e Kampionëve në të kaluarën: Manchester City (Pep Guardiola
Ekip anglez që fillimisht u drejtua nga trajner portugez që kishte triumfuar së fundi në Europa League, por pas shkarkimit u zëvendësua nga një ish-lojtar që kishte shumë pak sukses si trajner në Premierligë – Manchester United (Jose Mourinho dhe Ole Gunnar Solskjaer)
Liverpooli, Tottenhami, Porto dhe Ajaxi nuk hyjnë në asnjërën prej këtyre kategorive. /Gazeta Express/
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen s...
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...