Lirim Kastrati konsideron se Kosova nuk e meritoi humbjen nga Greqia dhe ka këshilluar që skuadra ta marrë veten dhe të përgatitet për sfidën e radhës.
Dardanët pësuan me rezultat minimal nga Helenët në stadiumin “Fadil Vokrri”, edhe pse një pjesë të madhe të lojës bënë paraqitje shumë të mirë.
Për mikrofonat e SuperSport, Kastrati deklaroi se ekipi i Alain Giresse ka kualitet dhe nëse do t’i përcjellë fati, do të marrin rezultati pozitive në vijim.
Duke iu referuar humbjes, ai ka thënë se është e dhimbshme dhe se nuk e kemi merituar, duke qenë se nuk munguan rastet.
“Por, futbolli është kështu, mendoj se meritonim minimumi barazimin, na vjen shumë keq. Por, duhet të rikuperohemi për ndeshjen tjetër”.
“Kemi kualitet, kemi ekip të mirë, jemi në formë dhe me pak shans mund të marrim rezultate pozitive”, është shprehur tutje.
Rreth situatës së tij brenda Kosovës, Kastrati ka thënë: “Gjithmonë jap maksimumin, jam i lumtur që luaj për kombëtaren dhe gjithmonë do jap maksimumin”.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...