Gjiganti në Serie A, Napoli zyrtarisht ka emëruar të mërkurën trajnerin Carlo Ancelotti si zëvendësues të Maurizio Sarrit.
Trajneri i ri tashmë i ka ofruar “Partenopeit” një listë me shënjestrat për transferim dhe sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, besohet se e kryeson atë, transmeton portali arbresh.info.
Napoli dëshiron të rindërtoj skuadrën pas një sezoni fantastik në ligë në mënyrë që të lansoj një sfidë edhe më ambicioze në Serie A në mënyrë për t’i dhënë fund shtatë viteve radhazi dominim të Juves.
Karim Benzema ka pasur vështirësi së fundi në Real Madrid për shkak të performancave nën nivel të duhur dhe ka qenë vazhdimisht subjekt i spekulimeve në media. 30-vjeçari francez nuk ka shënuar më shumë se 10 gola brenda 43 ndeshjeve kompetitive për finalistin në Ligë të Kampionëve.
Benzema dhe Ancelotti kanë shijuar një raport frytdhënës në Santiago Bernabeu dhe trajneri italian është i bindur që raporti i tij me sulmuesin francez mund t’i ndihmoj Napolit në këtë super transferim./arbresh.info/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...