Ish ylli i Lyon-it, Sldney Govou beson se sulmuesi i Real Madrid-it, Karim Benzema është lojtar më i kompletuar se legjenda franceze Thierry Henry.
Benzema ka kaluar një ndër sezonet më të mirë në La Liga duke shënuar 21 gola në La Liga dhe arritën të fitojnë titullin, transmeton portali arbresh.info.
32-vjeçari ishte afër të fitojë trofeun ‘Pichichi’, të cilin e fitoi Lionel Messi.
Govou beson se Benzema ka arritur ta kalojë Henry-n, ngase është më i kompletuar.

“Mendoj se është në nivel më të lartë se Thierry. Thierry me impresionojë sepse nuk ishte vetëm i shpejtë, por kishte edhe topin. Por, Karim është më i kompletuar”.
“Ai gjithashtu ka atë prezencë sepse janë të njëjtë, por më pak atlet. Karim gjithmonë ka qenë top lojtar. Nëse e doni futbollin, është e pamundur të mos e duash atë”, deklaroi ai.
Benzema mund të vazhdojë me serinë e golave, ngase mbesin në garë për Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...