Xherdan Shaqiri është parë me një qese zyrtare të Liverpoolit pasi ndërpreu pushimet e tij për të kryer testin mjekësor.
Anësori i Stoke Cityt do të bartë fanellën me numër 23 menjëherë pasi të finalizoj transferimin e tij për 13 milionë funta në Anfield, transmeton portali arbresh.info.
Klauzola e blerjes së Shaqirit është aktivizuar nga Jurgen Klopp pas dëbimit të Stoke Cityt në Championship.
Dhe, reprezentuesi i Zvicrës tani do të bëhet përforcimi i tretë në Anfield pas Naby Keitas nga RB Leipzigu dhe Fabinhos nga Monaco.
‘The Guardian’ pretendon se Shaqiri ishte në pushime pas eliminimit në Kampionatin Botëror kur pranoi një thirrje nga trajneri Jurgen Klopp.
Anësori menjëherë mblodhi gjërat e tij dhe u rikthye në Angli, ku iu nënshtruar testit mjekësor dhe e kaloi me sukses./arbresh.info/
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë