Prishja koalicionit qeverisës, PDK – LDK i ka inatosur në masë të madhe të dyja palët.
Tashmë fushata parazgjedhore ka nisur dhe politika ka nisur ta prekë edhe sportin, sidomos sportin më të popullarizuar në vend – futbollin.
Kryeparlamentari dhe njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas ndeshjes ndërmjet Trepçës ’89 dhe Llapit ka dashur të futej në zhveshtore për t’i përshëndetur të dyja ekipet, por Llapi, që njihet si bastion i LDK-së, ia ka qitur “STOP”in” atij, edhe pse ishte në shtëpinë e tij, në Mitrovicë, e llapjanët ishin në cilësinë e mysafirit.
Në videon që i është dërguar nga vetë llapjanët “Zërit”, shihet kryetari i klubit, Nexhat Dumnica, i cili është anëtar i këshillit të përgjithshëm të LDK-së dhe kandidat për deputet, i cili nuk e lë Veselin të depërtojë për në zhveshtoren e Llapit.
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...