Trajneri i Barcelonës B, Francisco Javier Garcia Pimienta ka vendosur të largohet nga klubi dhe t’i jap fund aventurës 14-vjeçare me klubin spanjoll.
Sipas ESPN, kontrata e Garcia skadon sot (e martë), kurse nuk ka rinovuar.
Në kohën e fundit kishte raportime që Garcia do e zëvendësonte Quique Setien, i cili është afër shkarkimit.

Garcia është në klubin e dytë të Barcelonës që nga viti 2018 dhe ka zhvilluar 61 ndeshje, duke korrur 23 fitore.
Barcelona ka provuar t’ia rinovojë kontratën trajnerit, mirëpo ende s’ka marrë ndonjë përgjigje.
Ka spekulime se Garcia në javët e ardhshme do ta zëvendësonte Setien, nëse ky i fundit nuk i kthehet fitoreve./arbresh.info.
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...