Vetëm një pikë në ndeshjen e parë, në xhiron e dytë në La Liga për Realin.
Real Madridi e ka nisur me barazim sezonin e ri në La Liga.
Los Blancos kanë barazuar 0-0 me Real Sociedadin, e vlefshme për xhiron e dytë në La Liga.
Reali i Zidane tentoi në të gjitha mënyrat, por nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.
Zidane befasoi në fund të pjesës së dytë, duke inkuadruar në lojë lojtarë të akademisë, edhe pse ekipi i tij po i kërkonte tri pikët.
Ai la në stol emra si Marcelo e Jovic ani pse ishte në kërkim të fitores, për të futur në lojë të rinj si Marvin në minutën e 70′ dhe Arribas 90′, diçka që do t’ju shërbejë kritikëve.
Zizu kështu e nisi keq sezonin dhe javën tjetër, do të ketë një tjetër ndeshje të vështirë, në udhëtim kundër Real Betis.
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit