Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint Germain ka pësuar humbje befasuese në udhëtim te Sporting Lisbona me rezultat 2-1.
Asgjë nuk ka shkuar në të mirë të parisienëvë në këtë përballje, pasi tre gola iu anuluan nga VAR, dy në pjesën e parë dhe një në fillim të pjesës së dytë.
Gjithsesi të gjithë golat u shënuan në 15 minutat e fundit të ndeshjes, kur Luis Suarez në kaloi vendasit në epërsi 1-0.
Vetëm pesë minuta zgjati epërsia e portugezëve, pasi Kvicha Kvaatskhelia barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 79-të pas asistimit nga Ousmane Dembele.
Por kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë doli sërish sulmuesi vendas Luis Suarez që realizoi golin e fitores 2-1.
Me këtë fitore, Sporting barazohet me PSG-në me nga 13 pikë dhe ndajnë pozitat pesë dhe gjashtë. PSG ndeshjen e radhës e luan ndaj Newcastle United, derisa Sporting përballet në Spanjë me Athletic Bilbaon.
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...