Transferimi i mesfushorit kosovar, Qëndrim Zyba nga Ballkani te Legia Warszawa mund të dështojë, pasi thuhet ka hasur në një pengesë.
Ditë më parë u raportua se Ballkani dhe Legia kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të kombëtares së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Dje gjithashtu u tha se Zyba ka përfunduar me sukses testet dhe tani më pritej vetëm zyrtarizimi nga klubi polak.
Por gjatë ditës së sotme janë shtuar zërat se ky transferim mund të dështojë.
Qëndrim Zyba, do të blihej nga FC Ballkani për rreth 400 mijë euro, por zyrtarizimi ka hasur në pengesa.
Sipas gazetarit Krzysztof Marciniak nga Canal+ Sport, pas testeve mjekësore të Zybës kanë lindur dyshime.
Gjatë orëve në vazhdim është paraparë një takim vendimtar dhe një vendim “po/jo” për transferimin e lojtarit./Arbresh.info/
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...