Ish ylli i AC Milanit, Kaka ka pranuar se është vetëm çështje kohe rikthimi i tij në klub.
Kaka ka shijuar një karrierë shumë të suksesshme dhe ishte lojtari i fundit që fitoi Topin e Artë para se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo të fillonin me dominimin e tyre, transmeton portali arbresh.info.
https://instagram.com/p/BmiqtHqDGXz/?
Tani, duket se rikthimi i tij mund të ndodhë për shkak se ai mendon se Milani ka rishfaqur atë se çfarë janë ata në të vërtetë.
Gazetari i mirënjohur Di Marzio ka theksuar se Kaka do të rikthehet te Milani dhe se me të vërtetë është vetëm çështje kohe deri në gjetjen e momentin të duhur.
Ai raporton se Kaka ka thënë:
“Rikthimi im në Milan? Është vetëm çështje koha, do të mësojë rreth roleve së bashku me Leonardon dhe Maldinin, ndërkohë që fëmijët e mijë janë ende të ri pasi ata janë prioriteti im për tani”
“Milani ka rikthyer ADN-në e tij me Leonardon dhe Maldinin”
“Nuk e shoh vetën si një trajner, më para e shoh vetën në një pozitë të ngjashme si Leonardo. Menaxhmenti i ri ka kthyer ADN-në e Rossonerëve. Milani është duke u përpjekur për tu rikthyer në krye”
AC Milanit i është lejuar të garojë në Evropa Ligë, pas pretendimeve fillestare se mund të mos marr pjesë në kompeticion për shkak të sanksioneve nga UEFA rreth rregullave nga FFP./arbresh.info/
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...