Liverpooli ka arritur marrëveshje me Newcastle për transferimin e yllit suedez, Alexander Isak.
Ky transferim vjen në orët e fundit të merkatos, pas një “maratone” bisedimesh mes klubeve, e probleme të shumta mes lojtarit suedez dhe klubit të tij, shkruan Arbresh.info.
Isak që nga interesimi i Liverpoolit deshi vetëm këtë klub dhe që nga ai moment më nuk u stërvit me Newcastle, duke i paralajmëruar se dëshiron të largohet.

Klubi bëri çmos që ta mbajë në ekip deri në ditën e fundit, por nuk ia arriti qëllimit dhe e lëshoi pasi gjeti zëvendësuesin e tij.
Për Isakun transferimi në Liverpool ka qenë një rrugëtim i gjatë, mirëpo ndjehet jashtëzakonisht i lumtur.
“Ndihem mrekullisht. Ka qenë një udhëtim i gjatë për të arritur deri këtu, por jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre, e këtij klubi dhe gjithçkaje që ai përfaqëson. Jam krenar dhe mezi pres të filloj të punoj me shokët e mi të ekipit dhe të takohem me tifozët”, tha ai.
Më tutje ai shtoi se dëshiron të fitojë gjithçka me këtë klub.
“Mendoj se kam shumë për të dhënë dhe shumë për t’u përmirësuar. Jam sulmues, por gjithmonë përpiqem t’i jap maksimumin ekipit, jo vetëm në gola, por edhe në aspekte të tjera të lojës. Dua të fitoj gjithçka me këtë klub”, deklaroi Isak.
Isak në Liverpool do ta mbaj numrin 9, teksa do të debutojë me fanellën e “The Reds” me shumë gjasë ndaj Burnleyt pas rikthimit nga pushimet ndërkombëtare.
Kujtojmë se Isak nuk e ka luajtur asnjë minutë këtë sezon deri më tani. Gjersa është i ftuar nga Suedia për dy ndeshjet e shtatorit të cilat kombëtarja e tij i luan ndaj Sllovenisë dhe Kosovës./Arbresh.info
“I feel amazing” 🗣️❤️
Head to All Red Video to watch Alexander Isak’s first interview as a Red in full 💻
— Liverpool FC (@LFC) September 1, 2025
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Parashikimi i motit për sot
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...