Dyshja e Juventusit Federico Chiesa dhe Paulo Dybala kanë bërë stërvitjet e plota me skuadrën, andaj janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Cagliarit.
“Bianconerët” prisnin që të jenë pa dyshen, që kishin probleme muskulore, por ishte sot (e enjte) ndodhi befasia në Torino, përcjellë lajmi.net.
Problemi për “Zonjën e Vjetër” është në mbrojtje sepse dyshja Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini vazhdojnë të jenë të lënduar.
Pritet që titullarë të jetë Matthijs de Ligt, që nuk ka bërë ndonjë paraqitje që nga operacioni që bëri në krah në muajin gusht.
Partnerit e holandezit pritet të jenë Merih Demiral dhe Danilo, që ndryshe referohen si DDD në referencën e të famshmes BBC, pra Barzagli – Bonucci – Chiellini.
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...