Kampioni i Italisë ka siguruar edhe tri pikë të tjera nga ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e premte) ndaj Fiorentinas.
Juventusi fitoi me rezultat 0 me 2 takimin e zhvilluar si mysafirë në Stadio Artemio Franchi në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A kundër Fiorentinas, shkruan portali arbresh.info.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 56′ të ndeshjes kur anësori Federicio Bernardeschi konvertoi në formë perfekte goditjen e lirë në një gol për të shënuar për 0 me 1. Sulmues qendror Gonzalo Higuain realizoi golin e dytë në minutat e fundit të takimit. Ylli argjentinas shënoi golin e 50-të nën fanellën e “Zonjës së Vjetër” për të dyfishuar epërsinë në 0 me 2.

Portieri legjendar Gianluigi Buffon arriti ta mbajë portën e pastër në këtë ndeshje, e cila ishte e 500-të në ligë për Juventusin.
Juventusi aktualisht qëndron në krye të tabelës në Serie A me 62 pikë, dy më shumë se Napoli në pozitën e dytë dhe me një ndeshje më pak, ndërsa Fiorentina gjendet në pozitën e 11-të me vetëm 31 pikë./arbresh.info/
Shikoni dy golat e realizuar këtë ndeshje:
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale