Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici besohet se është takuar me menaxherin e përgjithshëm të Milanit, Leonardon, dhe agjentin e Mattia Caldaras.
Kapiteni i “Rossonerëve”, Leonardo Bonucci dëshiron të rikthehet në Torino, por klubi i tij dëshiron që në këtë marrëveshje të përfshihet edhe Caldara, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Sky’, Paratici është takuar sot (e premte) me Leonardon në Palazzo Parigi në Milan për të parë nëse ekziston ndonjë bazë për negociata.
Më vonë, ‘SportItalia’ raportoi se ai është takuar me Giuseppe Rison, agjentin e Caldaras në të njëjtin vend.
Paratici u largua më vonë nga takimi pa thënë ndonjë gjë dhe vazhdon të mbetet ende e paqartë nëse Juventusi dëshiron të përfshijë në ndonjë marrëveshje dhe mbrojtësin e ri./arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...