Juventusi dhe Lazio kanë ndarë pikët në një ndeshje dramatike, e cila u mbyll me rezultat 2-2, ku bardhezinjtë arritën të barazojnë në minutat shtesë në ndeshjen e xhiros së 24-të në Serie A.
Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, me raste në të dyja anët, por Lazio arriti të kalojë në epërsi pak para përfundimit të saj. Pas një asistimi nga Daniel Maldini, Pedro tregoi vendosmëri në zonë dhe realizoi me saktësi për 0-1.
Në fillim të pjesës së dytë, mysafirët goditën sërish. Danilo Cataldi asistoi për Gustav Isaksen, i cili me një goditje të fortë dhe të bukur shënoi për 0-2, duke e vështirësuar situatën për Juventusin.
Megjithatë, reagimi i vendasve nuk mungoi. Pas disa rasteve të mira dhe pritjeve të shkëlqyera të portierit Provedel, Juventusi arriti të ngushtojë rezultatin. Andrea Cambiaso asistoi në zonë, ndërsa Weston McKennie me kokë shënoi për 1-2.
Juventusi vazhdoi presionin, duke krijuar raste të shumta përmes Kenan Yildiz, Edon Zhegrova dhe Manuel Locatelli, por goli i barazimit erdhi vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes.
Pas një rrëmuje në zonë, Pierre Kalulu ishte në vendin e duhur dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2-2, duke shpërthyer stadiumin në festë.
Me këtë barazim Juventusi vazhdon të mbetet në pozitën e katërt me 46 pikë, kurse Lazio është e teta me 33 sosh./Arbresh.info
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...
Haxhiu: Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjë...
Corriere dello Sport: Kosova për histori – shteti i vogël ën...
Rama pret përfaqësueset e Institutit për Krimet e Luftës, di...
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...