Sulmuesi anësor i Bayern Munichut, Serge Gnabry është lojtari i fundit që ka përfunduar në listën e dëshirave të Juventusit.
Klubet kryesore të Evropës po rreshtohen në një përpjekje për të transferuar yllin e Bayern Munichut, Gnabry.
Liverpooli dhe Real Madridi tashmë thuhet se janë të interesuar për sulmuesin gjerman, i cili mund të largohet këtë verë.
Megjithatë, dy gjigantët evropianë pritet të kenë konkurrencë të fortë për lojtarin që i skadon kontrata në vitin 2023.
Sipas mediumit Fichajes, Juventusi i është bashkuar kësaj gjuetie dhe është gati t’i rivalizojë Liverpoolin dhe Realin për transferimin e Gnabryt.
Gnabry është lidhur kalimthi edhe me dy klubet tjera angleze, Manchester Unitedin dhe Arsenalin.
Çmimi i 26-vjeçarit vlerësohet të jetë 70 milionë euro, por me vetëm një vit kontratë, ky çmim mund të ulët dukshëm.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale