Juventus ka shënuar fitore me rezultat të thellë 3-0 në udhëtim ndaj Genoas në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit italian.
Mysafirët ia dolën që të sigurojnë tri pikët në një stadium i cili ishte i tëri i boshatisur për shkak të dënimit që ka marrë Genoa.
Në këtë sfidë dy herë realizoi Dusan Vlahovic, fillimisht në minutën e 48-të dhe pastaj në minutën e 55-të.
Një tjetër e shtoi edhe blerja e re e Juventusit, portugezi Francisco Conceicao (89′) i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 3-0.
Pas kësaj fitoreje, Juventusi ngjitet përkohësisht në pozitën e parë me 12 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se sa Torino që luan të hënën./Telegrafi/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...