Dejan Kulusevski u transferua me shumë bujë te Juventusi, por e ardhmja e tij është larg bardhezinjëve.
Sulmuesi suedez që nga ardhja e trajnerit Massimiliano Allegri, nuk po i besohet pozita e titullarit në klub.
21-vjeçari këtë edicion është paraqitur në 15 ndeshje, por kryesisht nga banka rezervë pasi në total ka vetëm 422 minuta.
Trajneri i Zonjës së Vjetër, Max Allegri i ka bërë të qartë lojtarit se ai do të mbetet vetëm një zëvendësues.

Calciomercato ka raportuar se ish-skuadra e suedezit, Atalanta ka shprehur interesim për transferimin e tij.
Juventusi është gati ta lejoj largimin e lojtarit, por dëshiron që t’i nxjerr 35 milionët e shpenzuar për të.
Gjithsesi për Kulusevskin interesim ka shprehur edhe Roma që po kërkon një anësorë për repartin ofensivë./telegrafi
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...