Juventusi do të hapë stadiumin Allianz për tifozët në prezantimin e Cristiano Ronaldos të hënën, ndërsa është planifikuar një ditë të plotë feste.
Super ylli portugez ka nënshkruar për Bianconerët për vlerën e 100 milionë eurove dhe të hënën do të vije në Torino për kontrolle mjekësore dhe prezantim.
Sipas gazetës Gazzetta dello Sport të këtij mëngjesi, klubi planifikon një ditë të plotë festimi, për të cilën orari ende nuk është përcaktuar plotësisht.
Sot do të ketë takime që do të zhvillohen me policinë për të siguruar rendin publik, por sigurisht që stadiumi do të jetë i hapur për tifozët.
Kjo do të jetë hera e parë që Stadiumi i Juventusit u hap për prezantim të lojtarit prej se është hapur në vitin 2012.
Policia do të jetë në J-Medical për të siguruar rendin dhe sigurinë kur Ronaldo të arrijë për teste mjekësore.
Pas konferencës për media, CR7 pritet t’u drejtohet tifozëve, ku pastaj do të fluturojë përsëri për pushime në Greqi.
Megjithatë, një hotel luksoz është rezervuar në qendër të Torinos, nëse portugezi me stafin e tij të qëndrojnë gjatë natës./Telegrafi/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...